MENU
klinika

Moravë/ Zjarrfikësit në ‘luftë’ me flakët

I vënë zjarrin plehrave, rrezikohen serat e banesat

25.07.2020 - 08:07

Një zjarr i madh është shfaqur papritur në fshatin Moravë të Njësisë Administrative Otllak në bashkinë e Beratit. Zjarri fillimisht është vendosur në shesh-depozitimin e mbetjeve të hedhura në brigjet e lumit Osum dhe më pas ka përparuar me shpejtësi pranë serave bujqësore të fshatit Moravë, duke rrezikuar serat dhe banesat afër tyre.

Kanë qenë pikërisht banorët e fshatit Moravë ata që kanë lajmëruar zjarrfikësen pasi kanë parë flakët e zjarrit teksa shtoheshin dhe afroheshin drejt pronave të tyre.

Mbetjet e kësaj zone janë kthyer tashmë në një problematikë serioze për këta banore, pasi atyre shpesh herë ju vihet flaka nga persona që grumbullojnë në këtë zonë kanaçe e sende të tjera për t’i shitur. Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë pas njoftimit shërbimet zjarrfikëse, që pasi kanë lokalizuar në një kohë të shkurtër flakët e zjarrit po punojnë për shuarjen e vatrave që janë ende aktive në zonë.

Reparti PMNZSH pasi ka vënien nën kontroll flakët e zjarrit i cili i favorizuar nga era sa vjen edhe shtohet. Nuk është hera e parë që iu vihet flaka mbetjeve shprehet një banor ndërsa përpiqet të stabilizoj flakët. Problemi i djegies së mbetjeve në këtë zonë është një problem i cili ka vite që nuk gjen zgjidhje për këta banorë që jetojnë çdo ditë me frikën e djegies së prodhimeve dhe banesave të tyre.

Media spanjolle “La Vanguardia”

Zbuloni Beratin, qytetin përrallor në Shqipëri

Shisnin doza me dr*ga të forta në Vlorë e në Fier

Çmontohet grupi kriminal! 12 në pranga, 2 në kërkim

Donte të vriste prindërit e tij të moshuar

Emri/ Arrestohet 42-vjeçari në Fier

Mjeku: Të hiqet fostoksina, nuk ka kundërhelm

Depresioni vret në Fier! Pesë vetëvrasje në dy javë

Cili është qarku më i rrezikuar

Cikloni mesdhetar, prek Shqipërinë!

"Hapi dyert me kushte dinjitoze për 850 nxënës dhe mësues"

Kryeministri publikon pamjet e shkollës “Naim Frashëri” në Fier