MENU
klinika

Stoku i prillit dhe majit po na “mban” me bukë

Importi i drithit, në minimumin historik

21.07.2020 - 15:15

Pas rritjes së ndjeshme gjatë muajve të izolimit si pasojë e pandemisë globale, importi i drithit në vendin tonë ka pësuar një rënie të ndjeshme gjatë qershorit.

Të dhënat e tregtisë së jashtme nga instituti i statistikave tregojnë se qershori është muaji me importin më të ulët të drithit në peshë në histori, që prej publikimit të të dhënave të detajuara nga instat, në terma sezonalë, pra krahasuar me të njëjtën periudhë të viteve të kaluara.

Bëhet fjalë për vetëm 607 milionë lekë importe, nga rreth 1 miliardë në muajin maj dhe rreth 991 milionë në prill. Në terma vjetorë rritja fiksohet në masën 63%, dhe në terma mujorë në 69.6%. Edhe në vlerë, është thuajse rekord, pasi vetëm në qershor të 2005 dhe 2006 vlera ka qenë më e lartë.

Rënia e ndjeshme e importeve duket të jetë rrjedhojë e drejtpërdrejtë e faktit që gjatë muajve të karantinës u importuan sasi rekord, deri në dyfishim gjatë prillit.

Rënia e importeve gjatë qershorit tregon se, po konsumojmë stokun e krijuar gjatë karantinës. Gjatë karantinës, detyrimi ligjor për të rritur rezervat por edhe frika e një mbyllje të tejzgjatur bëri që të importoheshin sasi rekord, sidomos nga Rusia. Kërkesa për drith në vend mbulohet në masën 65% nga prodhimi vendas dhe 35% nga importi.

shkak, temperaturat e larta dhe thatësira e prillit!

Prodhimi i grurit rus, në pikëpyetje

Ndikim të drejtpërdrejtë financiar në të gjithë kategoritë

Gati ndryshimi rrënjësor për pensionet! Detajet

Paralajmërimi i miliarderit Elon Musk

“Dollari mund të bëhet i pavlefshëm…”