MENU
klinika

Rëndohen shifrat nga Covid-19

Infektohet me koronavirus kreu i PD Roskovec

11.07.2020 - 13:08

Bilanci i viktimave si pasoje e koronavirusit në vendin tonë vazhdon të rëndohet. Në 24 orët e fundit 4 persona e kanë humbur betejën me COVID-19, duke e çuar në total 89 numrin e viktimave. Ministria e Shëndetësisë thotë se situata në spitalin infektiv është e rënduar, pasi në total janë të shtruar 72 paciente, 8 në terapi intensive dhe 4 të intubuar. 

“Ne 24 orët e fundit, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen 4 qytetarë: një 68 vjeçar nga Durrësi, një 65 vjeçar nga Tirana, një 63 vjeçar nga Elbasani dhe një 71 vjeçare nga Shkodra, me disa sëmundje bashkëshoqëruese, në gjendje të rënduar si pasoje e Covid19. Situata në spitalin infektiv vijon te paraqitet serioze, me pacientë që trajtohen në terapi intensive por edhe pacientë të intubuar, një pjesë e tyre mosha të reja”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Tirana vazhdon të jetë vatra më e nxehtë me 62 raste më pas Shkodra me 6 raste, 4 në Gjirokastër, nga 3 raste në Durrës, Pukë, nga 2 raste në Korçë, Mirditë, Tropojë, Malësi e Madhe, dhe nga 1 rast në Krujë, Fier, Lezhë, Kavajë, Rrogozhinë, Berat, Tepelenë.

Burime për Report Tv bëjnë të ditur se rasti i Fierit është kreu i PD në Roskovec.

Donte të vriste prindërit e tij të moshuar

Emri/ Arrestohet 42-vjeçari në Fier

Mjeku: Të hiqet fostoksina, nuk ka kundërhelm

Depresioni vret në Fier! Pesë vetëvrasje në dy javë

Cili është qarku më i rrezikuar

Cikloni mesdhetar, prek Shqipërinë!

"Hapi dyert me kushte dinjitoze për 850 nxënës dhe mësues"

Kryeministri publikon pamjet e shkollës “Naim Frashëri” në Fier

E pëson keq administratori i biznesit

Shpërthimet në gurore dëmtojnë banesat në Pashall