MENU
klinika

Flet për akuzat ndaj Thaçit e Veselit

Ish-ambasadori shqiptar në NATO: Zgjidhja s’mund të bëhet vetëm me pjesëmarrjen e SHBA

01.07.2020 - 17:52

Ish Ambasadori i Shqipërisë në NATO Leonard Demi, ndërsa foli për akuzat ndaj Presidentit ët Kosovës, Hashim Thaçit e ish-kreut ët Kuvendit, Kadri Veselit, tha se nuk mund të vësh shenjën e barazisë mes barbarive shekullore serbe dhe popullit shqiptar të Kosovës. 

Në një intervistë në rubrikën “Opinion”, në “News24”, ai u shpreh se zgjidhja nuk mund të bëhet vetëm me pjesëmarrjen e SHBA, duke theksuar nuk duhet mënjanuar BE.

Për mua, lufta e popullit shqiptar të Kosovës ndaj forcave pushtuese serbe është faqe e lavdishme që nuk mund të errësohet nga asgjë. Nuk mund të barazohen barbaritë e serbëve me shqiptarët e Kosovës. Sa iu përket akuzave, parlamenti i Kosovës e pranoi Gjykatën Speciale. Zgjidhja e Kosovës nuk mund të bëhet vetëm me pjesëmarrjen e SHBA, duhet edhe roli i BE-së. U mënjanua BE, u mënjanuan vende me rëndësi të BE-së si Gjermania dhe Franca. Shkuarja e Ramës në Kosovë ishte gabim. Vizita nuk kishte ndonjë zgjidhje. Faktori shqiptar duhet të punojë që çështja e Kosovës të zgjidhet me pjesëmarrjen e BE dhe të SHBA, të dyjave pra”, tha ish ambasadori Demi.

Ndërsa u ndal tek sfidat e NATO-s, Demi theksoi se aleanca duhet të jetë më e fortë dhe më e bashkuar, pasi një sërë vendesh po e shtojnë fuqinë e tyre.

NATO-30, që unë kam shkruar tregon se çfarë pritet që të bëjë komuniteti i aleancës në 10 vitet e ardhshme. NATO-30 është që të kemi një NATO me qasje më globale. Kjo do të thotë të ketë ndikim në të gjithë botën. Duhet një aleancë më e fortë dhe më e bashkuar. Rusia është një shtet që po kërcënon NATO-n. Rusia po investon në armatime të reja, duke përfshirë edhe raketa me rreze të mesme veprimi që mund të arrijnë çdo qytet europian. Rusia po bashkëpunon edhe me Kinën.

Grupet terroriste dhe ata islamiste kanë marrë zemër, duke kërcënuar aleancën. Kina po ngrihet, së shpejti do bëhet ekonomia më e madhe në glob. Kina po ashtu kërcënon të drejtat e njeriut, ka buxhetin më të madh ushtarak në botë pas SHBA-ve. Kina në garë për vlerat e jetesës. Është e pranishme në Afrikë e kudo. NATO duhet të jetë e përgatitur për të përballuar sfidat.

Duhet të shuhen mos-marrëveshjet brenda NATO-s. Dihet se NATO është një aleancë jo vetëm ushtarake, por edhe politike. Dihet se nëse preket një vend i NATO-s, gjithë aleanca ndërhyn. Sekretari i Përgjithshëm ka përgatitur persona nga vende të ndryshme, që janë ftuar të japin ide. Të gjitha idetë do të bëhen me dije më 2021. NATO do që t’i bëjë ballë kërcënimeve, prandaj duhet të ketë armatim modern”, u shpreh Demi.

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!