MENU
klinika

"Të shmangim rrezikun që na sjell. Biseda me Ramën"

Italia i kthen ‘nderin’ Shqipërisë, ofron asistencë mjekësore

28.07.2020 - 08:05

Italia i vjen në ndihmë Shqipërisë për të përballuar situatën e Covid, duke i kthyer kështu nderin për dërgimin e mjekëve dhe infermierëve në vendin fqinj disa javë më parë.

Presidenti i rajonit të puglias Michele Emiliano bën me dije se ka folur me kryeministrin Edi Rama dhe i ka ofruar vendit tonë asistencë në sistemin shëndetësor.

“Kam folur me Edi Ramën. I kemi ofruar asistencë në sistemin shëndetësor.

Task Forca jonë do të ushtrojë kontrolle dhe ndër-kufitare. Task forca jonë do të niset në Shqipëri sapo të mbyllë procedurat.

Ndihma me qëllim parandalimin e rrezikut që vjen nga Shqipëria”, ka thënë ai mes të tjerash.

Lajmi u bë me dije gjatë konferencës rajoneve shtetërore në Bari.