MENU
klinika

Merret vendimi zyrtar

Ja ç’do të ndodhë me Festivalin e Këngës

02.07.2020 - 12:25

Përmes një deklarate zyrtare të publikuar në faqen e Radio Televizionit Shqiptar, u njoftua se kanë nisur sot (1 korrik) përgatitjet për Festivalin e 59 të Këngës në RTSH.

“Pavarësisht situatës së krijuar nga koronavirusi është e sigurt se edhe këtë fundvit eventi më i madh i këngës në vend, do të mbahet. Nëndrejtori i Përgjithshëm i RTSH-së, Martin Leka zhvilloi sot takimin e parë konsultativ me krijuesit, që kanë lënë gjurmë në këtë festival, muzikantë e tekstshkrues,” shkruhet në njoftim. “Në takim u diskutuan çështje që lidhen veçanërisht me cilësinë e festivalit, duke nisur që nga ngritja e një komisioni vlerësimi për përzgjedhjen e këngëve e deri tek kriteret për pjesëmarrjen në festival.”

Merret vendimi: Ja ç'do të ndodhë me Festivalin e Këngës - Abc News

Sipas njoftimit, pritet që në muajin shtator krijuesit të paraqesin këngët konkurrente për edicionin e 59. Ndërkohë përsa i përket fitueses së edicionit të kaluar, Arilena Arës, nuk ka një vendim, por për sa kohë do të zhvillohet Festivali i Këngës, gjasat janë që të vazhdojë tradita e viteve të kaluara, ku në Eurovision shkon këngëtari/ja ose grupi i/e fundit që shpallet fitues i festivalit. Kujtojmë gjithashtu që në një intervistë në Report Tv në maj, përfaqësuesi i Shqipërisë në Eurovision, Kleart Duraj, u shpreh:

“Duke qenë se siç ju thashë anulimi i Eurovizionit ndodhi në një periudhë pas takimit të kryetarëve të delegacioneve, si të thuash pas dorëzimit të dokumentacionit të nevojshëm për zhvillimin e festivalit europian të këngës, sigurisht që EBU [Europian Broadcasting Union] dhe Universal Music, që merren me të drejtat e këngëve, i konsideroi këto këngë që do ta shfrytëzonin veten e tyre, do të shfrytëzoheshin nga mediat [sic].”

Në vijim të bisedës, Duraj tregoi se “rrjedhimisht këngët nuk mund të marrin pjesë për vitin tjetër.”

Në gjendje të rëndë shëndetësore prej 10 ditësh

Bebe Rexha do t’i nënshtrohet operacionit

Rrëzon nga froni grupin ‘Black Eyed Peas’ e “Mamacita”

Dua Lipa kryeson në çdo top listë latine në Billboard

"Do ia tregoj vajzës sime që ta dijë se nga erdhi babai"

Kledi Kadiu kujton eksodin e ’91

Agron Llakaj humb një nga njerëzit më të afërt

“Si nënë të desha dhe si bir me deshe”