MENU
klinika

Herodoti

Ja çfarë shkruante për pellazgët “Babai i Historisë”…

12.07.2020 - 06:53

Herodoti (490-425 pr.K) i ashtëquajturi “Babai i Historisë”, ishte i pari autor që përmend emrin e Ilirisë. Hartoi veprën “Historitë” me 9 libra, ku përshkruan luftërat greko-persiane në të gjitha periudhat e tyre.

Në këtë vepër ka të dhëna me vlerë për pellazgët. Ai njihet si një nga udhëtarët e parë të mëdhenj të njerëzimit. Gjatë viteve 455-452 pr.K udhëtoi në Europë, Azi, Iliri, Traki, e Maqedoni, ku mblodhi të dhëna të shumta gjeografike e etnografike, të cilat i pasqyroi në veprën e tij.

Ai përshkroi në këtë vepër edhe vendbanime të epokës së hekurit që ndodhen buzë liqenit Prasaida.

Ai besonte se ligji hyjnor drejton fatet e popujve dhe të njerëzve të veçantë.

* * *

Libri I, II, V

“Këtyre pellazgëve u shtohen ata që kanë themeluar Plakienë dhe Skylakenë në Helespont, të cilët kanë banuar dikur me athinasit dhe banorët e qyteteve të tjerë pellazgë, emri i të cilëve është ndryshuar.

Pellazgët kanë pasë gjuhë barbare. Pra, në qoftë se është e tillë gjuha e pellazgëve del se popullsia e Atikës (gadishulli ku gjendet Athina) pellazge harroi të folurën e saj, duke e kthyer atë në Helene, prej nga mësoi gjuhë.

E folura e Kretonasve dhe e Plakieasve që, është e njëjtë, nuk ka asgjë të përbashkët me atë të fqinjëve të tyre, provë e qartë se këto dy fise pellazge ruajnë akoma në ditët tona gjuhën që sollën në këto vise atëherë kur u vendosën atje… më duket se e kam treguar qartë se pëllazgët nuk ishin veçse një popull barbar, që nuk u shtruan kurrë…”

“Pellazgët kishin zakon t’u flijonin perëndive çdo gjë, sikurse e mësova në Dodonë, dhe ato nuk kishin për ta ndonjë emër, pasi nuk i ka dërguar njeri t’i thërrisnin me emra.

Ata i thirrnin në përgjithësi si perëndi, për arsye se pasi kishin vënë të gjitha gjërat në rregull, mbanin ligje e gjithësisë.

Paionët e rretheve të malit Pangajon dhe paionët e lienit të Prasais, Megabazi nuk i nënshtronin dot. Shtëpitë e tyre janë ndërtuar në këtë mënyrë: në mes liqenit, mbi trarë të vënë kryq, janë vendosur shtroje dërrasash. Ata lidhen me tokën me anë të një ure.

Pellazgët, ku e pyetën orakullin e Dodonës nëse mund të merrnin këto emra që vinin nga barbarë, ai u përgjigj se mundnin. Që prej kësaj kohe i kanë përdorur ato në flijimet e tyre dhe më pas Helenët i morën ato nga pellazgët…”

“Rruga nga liqeni Prasia deri në Maqedoni ishte shumë e shkurtër.

Së pari, pranë liqenit gjendet miniera nga e cila, në një kohë më vonë, Aleksandri (495-450) nxirrte nga një talent argjend në ditë. Pas minierës vjen mali i quajtur Dyseron e pas tij arrihet në Maqedoni…

Unë e di se kjo thënie e orakullit, të cilin Mardoni (komandanti i ushtrisë perse) kujtonte se është për persët, nuk i përkiste atyre, por Ilirëve dhe ushtrisë së Enkelejdve…

Helenët, të nesërmen, u morën me flijime që jepnin shenja të mira… Në këtë Apolloni ka dele, të cilat i janë kushtuar diellit; këto dele ditën kullosin pranë lumit që buron nga lumi Lakaun.

Me të vërtetë apolonianët i çmojnë shumë këto dele per arsye të një thënieje që kanë marrë nga orakulli dhe i mbajnë në një shpellë larg qytetit…”

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit