“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacientja: Jam një grua 45 vjeçe, doja të dija se çfarë analizash duhet ë bëjë një person që vuan nga diabeti për të parë nëse ka probleme me veshkat, më saktë me nefropatinë diabetike?
Mjeku: Për të zbuluar sasitë minimale të ambuminës ose proteunurisë përdoren disa reagentë të veçantë të cilët bëjnë të mundur zbulimin e nivelit të albuminës ose të proteinurisë në urinë në sasitë nga 30-300 mg. Me përparimin e nefropatisë diabetike fillon dhe shfaqet me azotemi, pra rritje në gjak të azotit dhe e kreatininës, të cilat normalisht eliminohen me veshkën. Me avancimin e nefropatisë përkeqësohet funksioni normal i veshkës, çka shprehet me rritje të mëtejshme të azotemisë dhe kreatinimisë, të cilat kur kalojnë 100mg/dcl për azoteminë dhe 2mg/dcl për kreatiniminë shprehihn shfaqjen e insuficencës renale kronike të dekompesuar.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.