26.07.2020 - 11:05
Java që vjen do të sjellë të nxehtin Afrikan, ndërsa temperaturat pritet të shkojnë deri në 40 gradë celsius.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, ditët më të nxehta do të jenë e enjtja dhe e premtja.
Parashikimi sipas SHMU:
Më poshtë po ju njohim se si do të jenë kushtet meteorologjike për javën që presim.
Depërtimi i masave ajrore të nxehta me origjinë Afrikane do të sjellin mot të kthjellët dhe temperatura të larta.
Dita e enjte dhe e premte parashikohet të regjistrojnë vlerat me të larta.
Era do të jetë nga veriperëndimi-perëndimi me shpejtësi 1-7m/s, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare do të fitojë intensitet deri në 12m/s.