MENU
klinika

Nga Bloomberg

Jo një krizë, por disa!

01.07.2020 - 15:06

Për një lidere që ka drejtuar Evropën gjatë dy krizave ekonomike, një krizë migracioni dhe një përballje marramendëse me Rusinë, akti i fundit i Angela Merkel si kancelari gjerman mund të jetë performanca e saj më e mire .

Gjermania merr sot përsipër presidencën e radhës të gjashtëmujorit të Bashkimit Evropian në një kohë kur ekonomia e bllokut 27-anëtarësh parashikohet të bjerë me 7.4 përqind, kur Britania është larguar dhe kur vendet vazhdojnë të luftojnë me koronavirusin.

“Ne jemi të vetëdijshëm që Presidenca e Gjermanisë vjen me pritshmëri të mëdha,” tha Merkel të shtunën.

Merkel luan një rol kryesor në miratimin e një pakete radikale stimuluese në mbarë BE-në, e cila do të jape 750 miliardë euro (841 miliardë dollarë) borxh për vendet më të prekura nga pandemia.

Marrëveshja duhet të jetë unanime dhe do të kërkojë “shuarjen e dallimeve”veri-jug.

Thirrja e Merkel për një BE më të pavarur dhe sovrane i drejtohet pjesërisht Kinës. Udhëheqësja gjermane ka luftuar për përparime për një marrëveshje për mbrojtjen e investimeve.

Nga ana tjetër janë zgjedhjet e SHBA-së për të provuar dhe parashikuar veprimet e një presidenti të paparashikueshëm. Donald Trump ka marrëdhënie personale aspak të mira me Merkel. A do të përgatitet Merkel për konfrontim apo do të presë të kush fiton në nëntor?

Agjenda e tregtisë e BE-së është plot rreziqe dhe kurthe ndërkohë që blloku lufton me pandeminë.

Këtë vit, politikë-bërësit evropian do të luftojnë njëkohësisht me negociatat e Brexit që mund të dëmtojnë zinxhirët e furnizimit evropian dhe sistemin multilateral të tregtisë.

Pandemia e gjunjëzoi Evropën, por BE ende shpenzon miliarda euro për ndryshimin i klimës.

Sfida më e madhe për Gjermaninë do të jetë sigurimi që qeveritë të arrijnë një marrëveshje fillestare mbi një projektligj për të bërë të pakthyeshëm qëllimin për të arritur neutralitetin e klimës deri në vitin 2050.

Ndërsa presidenca e BE nuk ka një ndikim të madh në negociatat e Brexit, fakti që Mbretëria e Bashkuar ka nevojë për një marrëveshje gjatë gjashtë muajve të Gjermanisë i jep Merkelit një stimulim për të bërë “disa kokë së bashku” dhe britanikët gjithmonë i janë drejtuar Merkelit. Bisedimet kanë bërë pak përparim që nga muaji mars dhe kjo nuk është gjendje që Merkel do të dëshirojë të vazhdojë.

Ajo nuk pranon asgjë që dëmton tregun e vetëm të BE-së – ajo do të bëjë të pamundurën për të arritur një marrëveshje tregtare me Britaninë para fundit të vitit.

Merkel gjithashtu do të duhet të përballet me një krizë afër shtëpisë: Skandali i kontabilitetit me  Wirecard AG.

Vendimmarrja e ngadaltë, mbikëqyrja e pamjaftueshme dhe përgjegjësitë e fragmentuara lejuan që problemet e kompanisë të mos zbuloheshin nga zyrtarët.

Brukseli do të kërkojë një hetim dhe kjo do të ndodhë kur ajo nuk do të bëhet thjesht një problem gjerman, por edhe një evropian.

Përkthyer dhe përshtatur nga Bloomberg/ Konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Në krizën më të madhe të Europës...

BE: Me sytë nga Merkeli dhe presidenca gjermane

Planet dhe axhenda e Merkelit

Ç’pritet nga presidenca gjermane e BE?