Në Itali, shpërndarja gjeografike e gjeneve të caktuara që rregullojnë përgjigjen imunitare, mund të jetë shpjegimi se përse disa rajone apo krahina janë prekur më shumë nga infeksioni i Covid krahasuar me të tjerat.
Mesa duket, e goditura më ashpër nga koronavirusi, popullata në Lombardi është me e ndjeshme ndaj zhvillimit të sindromës koronavirus.
Kjo u zbulua nga një studim i gjerë i botuar në Gazetën Ndërkombëtare të Shkencave Molekulare dhe i koordinuar nga Antonio Giordano, i Institutit Sbarro për Kërkime të Kancerit dhe Mjekësisë Molekulare, në Universitetin Temple, në Filadelfia të SHBA-ve në bashkëpunim me Universitetin e Sienës.
Ky shkak ishte parashikuar edhe në një punë të mëparshme nga i njëjti ekip në muajt e fundit, por me hulumtimin e ri studimi është pasuruar me detaje.
Sipas Giordano, edhe disa studime të tjera kanë treguar një korrelacion midis varianteve të caktuara të gjenit dhe shkallës së ndjeshmërisë ndaj disa infeksioneve virale.