MENU
klinika

E paskan mbajtur sekret!

Justin Timberlake, baba për herë të dytë!

19.07.2020 - 15:24

Në muajin dhjetor të vitit që lamë pas, Justin Timberlake u kap mat duke shtrënguar duart me kolegen e tij Alisha Wainwright, në New Orleans.

Incidenti gjeneroi shumë lajme dhe kritika ndaj Justin-it, i cili u cilësua si një tradhtar.

Madje, fotot e publikuara i prishën punë me partneren, Jessica Biel dhe çifti ishte në prag ndarjeje.

Megjithatë, dyshja nisi terapinë në çift dhe marrëdhënia e gjatë e dashurisë arriti të rikthehej si më parë.

Justin dhe Jessica janë më të dashuruar se kurrë dhe i kanë lënë pas pengesat mes tyre. Për më tepër, janë bërë prindër për herë të dytë!

“Dailymail” ka zbuluar se Jessica ka sjellë në jetë fëmijën e dytë të çiftit, ndërsa shtatzëninë e mbajti në fshehtësi të plotë.

Sipas mediave të huaja, ata janë bërë prindër të një djali, pasi djalit të tyre të parë 5-vjeçar.

As Justin dhe as Jessica nuk kanë reaguar lidhur me lajmet e shtatzënisë së dytë dhe ardhja në jetë e një tjetër bebushi pritet ende të konfirmohet.

"Isha 7 muajshe shtatzënë dhe kam ndenjur 12 orë ulur në studio"

Eni Vasili rrëfen sfidat e profesionit gjatë shtatzënisë

“365 ditë pa ty bos, po të dërgoj një…“

1 vit prej ndarjes nga jeta e Zef Dedës! Dedikimi prekës i Julit

Angelina nuk i lë ata të takojnë as gjyshërit

Prindërit e Brad Pitt kanë 8 vite pa parë nipërit dhe mbesat