10.07.2020 - 10:33
Vetëm një muaj ka zgjatur detyra e drejtuesit të Kadastrës në Vlorë, Jurgen Pilkapi.
Ky është drejtuesi i shtatë brenda 9 muajve që dorëhiqet nga ky post.
Situata në Kadastrën e Vlorës nuk është e qetë dhe arsyet lidhen me dosjet që po punohen aktualisht nga juristët e Kadastrës.
Mendohet se dorëheqjet kanë emërues të përbashkët pronat në bregdet.