“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacientja: Përshëndetje! Do të doja të dija nëse në rastet kur mjekohem për alergji nga polenet, mund të konsumoj edhe mjaltë?
Mjeku: Kjo është një pyetje e zakonshme që e hasimshpesh nga pacientët tanë. E para, alergjitë nga polenet janë të shumëllojshme dhe poleni që jua shkakton alergjinë, mund të mos jetë fare në mjaltë. E dyta, nëse pacienti ka konsumuar vazhdimisht mjaltë d he nuk ka pasur ndonjë reaksion alergjik të tipit skuqje në buzë, ënjtje apo kruarje, ne nuk kemi asnjë të drejtë t›ia ndalojmë mjaltin. Shumë njerëz vuajnë nga alergjitë dhe të gjithë konsumojnë mjaltë. Ne nuk i dalim dot para pa pasur një shkak, një përjetim apo përvojë nga pacienti.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.