“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacienti: Kam gjak në urinë. Me çfarë lidhet?
Përgjigjet mjeku: Origjina e gjakut në urinë mund të jetë si nga rrugët e sipërme urinare, d.m.th veshka dhe ureter ashtu dhe nga rrugët e poshtme urinare, vezika urinare, uretra dhe prostata tek meshkujt. Përcaktimi i origjinës bëhet duke ekzaminuar morfologjinë e eritrociteve në urinë. Nëse janë me formë të rregullt tregon se vijnë nga segmente pas glomerulëve renale, nëse janë jo të plota dhe me formë të çrregullt, atëherë origjina duhet kërkuar te glomerulat renale.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.