“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacientja: Kam hequr bajamet. Si të kujdesem?
Mjeku: Bajamet janë një pjesë e rëndësishme e sistemit imun, kështu që është mirë që të evitohet heqja e tyre, por nëse sëmundja shpesh persiston me bajame të zmadhuara, sjell vështirësi në frymëmarrje, vështirësi gjatë ngrënjes, kur sëmurën 7 herë në një vit, 5 herë në dy vjet, 3 herë në tre vjet, kur nga bajamet dalin tapa pudrite, gri ose të bardha, duhet patjetër të hiqen, pasi jo vetëm që e humbasin funksionin e tyre, por bëhen edhe të rrezikshme për organet e tjera.
Personat që i kanë hequr duhet të tregojnë kujdes të vazhdueshëm për hundën, e cila duhet të jetë gjithmonë e lirë për të evituar frymëmarrjen nga goja, e cila bëhet shkak për inflamim të rrugëve respiratore.
Duhet të tregojnë kujdes për ruajtjen e rezistencës së organizmit (fizkultura dhe sporti janë mjaft të rëndësishëm). Jo duhan, jo alkol, jo mjediseve të lagështa. Si dhe ruajtje maksimale nga të sëmurët me viroza të ndryshme.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.