MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Kam shumë etje, a vuaj nga diabeti?

26.07.2020 - 14:42

Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Kam shumë etje, a vuaj nga diabeti?

Përgjigjet mjeku: Nuk mund të vendosim një diagnozë pa e parë gjendjen e pacientit, pa bërë ekzaminime dhe pa bërë konsultat e duhura. Por nga ajo çka na tregon, mund të themi se etja e theksuar është shenjë tipike e diabetit, si dhe mbipesha. Por për të vendosur një diagnozë përfundimtare, është mirë që pacienti të këshillohet me një mjek endokrinolog dhe t’u nënshtrohet ekzaminimeve të duhura.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.