“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacientja: Jam një burrë 47 vjeç dhe kam gati 3 vjet që kam probleme me hipertensionin dhe trajtohem me ilaçe për tensionin. Doja të dija nëse është e vërtetë që gjatë stinës së verës mundtë reduktojnë dozën e medikamenteve që përdorin?
Mjeku: “Së pari do të thosha se është e vërtetë që në stinën e verës, hipertonikët mund të këshillohen të ulin dozën e mjekimit. Por kjo ndodh vetëm nëse eliminohen faktorët shpërthyes të hipertensionit apo të acarimit të kuadrit klinik të tyre: dielli, vapa, regjimi ushqimor i papërshtatshëm, me yndyrna, alkool,etj”.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.