MENU
klinika

5 dokumentet e kohës së Skënderbeut

Kastriotët, zotërues deri në Prizren…

15.07.2020 - 06:53

(Në emrin tim) të Zotit Gjon, dhe të bijve të mi… u kam dhënë besën kujtdo, që do të vijë në tokën time në Shufadaje, në rast se atij i bëhet ndonjë dëm, ose ndonjë e keqe nëpër tokën time deri në Prizren, le të paguaj unë Zotëria Gjon dhe bijtë e mi.

(Marrëveshja tregtare e 25 shkurtit 1420 e Gjon Kastriotit. Në të del shtrirja e zotërimit të Kastriotëve nga bregdetit deri në Prizren).

Fotokopje e aktdhurimit të vitit 1426 e Gjon Kastriotit e lëshuar në emër të tij dhe të bijëvve, Stanoshit, Rraposhit, Konstandinit dhe Gjergjit.

Fotokopje e aktblerjes së Gjon Kastriotit, bërë në emër të tij, të Konstandinit, të Rraposhit dhe të Gjergjit. Emri i Stanoshit nuk figuron në këtë akt që ka të ngjarë të jetë i viti 1428.
Gjoni Misinë e kishte seli të vet, atje në Misi ka qëndruar për një kohë të gjatë. Ai ka rrethuar Krujën ku janë zhvilluar shumë luftra. Tani i biri i këtij Gjonit, që mban emrin Iskender, i dalë timarli prej selisë së Shtetit dëshiron dhe kërkon zeametin e Misisë.

Por meqënëse ky është i biri i atij sundimtarit të vjetër të vendit, as që duhet të marrë parasysh e menduar për dhënien e zeametit në fjalë. Rezerva është e domosdoshme.

Shënimi nënvizuar i mëvonshëm në regjistrin e Sanxhakut të Shqipërisë të viteve 1431-1432, sipas të cilit Skënderbeu në vitet 1437-1438, del në postin e subashit të Krujës.

Fotokopje dhe pjesë e nxjerrë nga letra e një funksionari turk, mesa duket e vitit 1430 në të cilën Skënderbeu del në pozitën e një taksëmbledhësi.

Fotokopje e dy letrave të datave 2 prill dhe 13 qershor 1459 të pajisura me vulën e Skënderbeut.

Vula e Skënderbeut e nxjerrë nga letra e 13 qershorit 1459.


Marrë nga: Albumi Historik i Gjergj Kastriot Skënderbeut

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit