MENU
klinika

E takoi për herë të parë para një viti

Këngëtarja e famshme dikur paska qarë për Justin Bieber!

09.07.2020 - 17:03

Që Billie Eilish e ka dashur (dhe e do) shumë Justin Bieber, nuk është një sekret! Por ajo që nuk kemi ditur është sa shumë e ka dashur ajo këngëtarin.

Së fundmi, Eilish kishte nënën e saj Maggie të ftuar speciale në podcastin që drejton me të atin, Patrick, “Me & Dad”.

Gjatë bisedës u diskutua për periudhën kur Billie ishte një Belieber (fanse e zjarrtë e Justin Bieber) dhe Maggie tregoi se e bija ishte shumë e emocionuar për videoklipin muzikor të Bieber në vitin 2012, “As Long As You Love Me” dhe vetëm qante.

Madje, prindërit e Billie-t kanë menduar ta çojnë te psikologia pasi fiksimi i saj për këngëtarin po bëhej shqetësues.

“E mbaj mend mirë këtë dhe videon dhe Billie-n që vetëm fliste për të. Ishte aq e emocionuar për këtë këngë sa vetëm qante e qante. Të gjithë e dinë fiksimin e Billie-t për Justin Bieber, por kjo këngë ishte diçka e rëndësishme për të”, -është shprehur nëna e këngëtares 18-vjeçare, para se t’i drejtohej së bijës:

“Dua të them vetëm se ne po mendonim të të çonim në terapi, sepse ti po vuaje shumë për Justin Bieber.”

Ndërkohë që Billie mundi ta takojë Justin-in për herë të parë në prill të vitit të kaluar dhe momenti emocionues u regjistrua dhe postua nga menaxheri i këngëtarit, Scooter Baun.

Bëni gati shamitë dhe jepini videos “play”.