Tryezës së Këshillit Politik do t’i shtohet edhe një karrige, pasi pjesë e saj do të bëhet edhe deputeti Myslim Murrizi. Lajmin e ka bërë me dije Edmond Stojku në një postim në facebook.
Sipas tij, 28 deputetë firmëtarë të tre grupeve parlamentare dhe të deputetë të pavarur, të cilët kanë kërkuar ndryshimet kushtetuese janë daklordësuar që të përfaqësohen në Këshill nga Myslim Murrizi dhe Rudina Hajdari si kryetare e Komisionit te Integrimit.
Postimi i plotë i Edmond Stojkut:
Të nderuar miq!
Ju njoftoj se pas dakordësisë së palëve të këshillit politik, si dhe miqve tanë të nderuar ndërkombëtare, për procesin e ndryshimeve kushtetuese, opozita parlamentare vendosi përfaqësimin e saj! Në emër të 28 deputetëve firmëtarë të tre grupeve parlamentare dhe të deputetëve të pavarur, me të cilët kemi kërkuar ndryshimet kushtetuese për:
1-Sistemin zgjedhor
2-Listat e hapura,
3-Zbatimin e rekomandimeve të Osbe Odihrit për depolitizimim e komisionerëve, pra për administratë zgjedhore publike.
Jemi dakortësuar që Perfaqesuesit tanë në Këshillin politik do të jenë Z.Myslim Murrizi dhe si Kryetare e Komisionit të Integrimit Znj. Rudina Hajdari!
***
Ditën e hënë në orën 11:00 mblidhet këshilli politik që tashmë ka më shumë përfaqësues nga të gjitha palët. Nga maxhoranca përveç Damian Gjiknurit do të shtohet edhe kryeministri Edi Rama ndërsa nga opozita Oerd Bylykbashi, Petrit Vasili, shtohet edhe Gazmend Bardhi.