MENU
klinika

Vendimi i ri i BE-së

Këto dy shtete do të ndalohen të udhëtojnë në Europë

29.07.2020 - 11:38

Njerëzit nga Algjeria dhe Maroku nuk do të jenë më në gjendje të udhëtojnë në Europë pas një shpërthimi të ri të rasteve me, kanë thënë burimet diplomatike të BE-së për Euronews.

Brukseli rihapi kufijtë e saj të jashtëm në 1 korrik, por vetëm për ata që vijnë nga një listë e zgjedhur vendesh.

Aktualisht, 13 vende kanë dritën e gjelbër për të hyrë në BE: Algjeri, Australi, Kanada, Gjeorgji, Japoni, Marok, Zelanda e Re, Ruanda, Koreja e Jugut, Tajlanda, Tunizia, Uruguaji dhe Kina.

Por BE e rishikon listën çdo dy javë dhe burime zyrtare kanë bërë me dije se Algjeria dhe Maroku do të hiqen nga lista.

Algjeria aktualisht po regjistron rreth 600 infeksione të reja COVID-19 në ditë, dyfishin e numrit nga një muaj më parë.

Në Marok, ka pasur 3325 infeksione të reja gjatë javës së fundit. Periudha e mëparshme shtatë-ditore pati 1.626 raste të reja.

Dy javë më parë Serbia dhe Mali i Zi humbën të drejtën e tyre për të udhëtuar në BE pas një rritjeje të rasteve me koronavirus.(EN)

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Konspiracion grek për të dyndur emigrantët këtu?

“Shqipëria po boshatiset, por atje iu japin punë”

Problemet e organizatës

20 sfidat e BE-së për vitin 2020!

Përgjigjet Ministria e Jashtme greke

“Greqia është çmendur”, Erdogan provokon sërish