14.07.2020 - 11:58
Kryenegociatori i Shqipërisë për integrimin në BE, Zef Mazi eshte pritur sot ne nje takim me Komisionerin për Zgjerimin në BE, Oliver Varhelyi.
Lajmin e ka ndare me ndjekesit e tij ne rrjetet socialie vete Varhelyi, duke dhene detaje edhe nga takimi. Sipas tij, ne qender te diskutimit kane qene përgatitjet dhe hapat e ardhshëm në funksion të vendimit për hapjen e negociatave.
“U takova me negociatorin e sapoemëruar të Shqipërisë për integrimin europian Zef Mazi këtë mëngjes për të diskutuar përgatitjet dhe hapat e ardhshëm në funksion të vendimit për hapjen e negociatave. Gjithashtu theksuam rëndësinë e përparimit në reforma”- shkruan ai.