MENU
klinika

Qytetarët do paguajnë 8.6 € për çdo kalim me mjet

Koncesioni Milot- Fier më i madhi në Shqipëri

11.07.2020 - 20:27

Koncesioni i rruge Milot- Fier do të jetë një biznes me të ardhura prej më shumë se 4 miliardë euro. Shifra marramendëse gjendet në dokumentat zytare të tenderit të publikuar nga Ministria e Financave.

Sipas studimit trafiku mesatar do të jetë 29 mijë e 800 automjete në dite, kurse tarifa mesatare e përshkimit të 115 kilometrave është 8.6 euro për një drejtim. Koncesioni zgjat 35 vite, dhe që në vitin e parë te operimit në 2024 koncesionari do të arketojë mbi 60 milionë euro. Shifra rritet gradulalisht çdo vit dhe në perfundim të koncesionit në 2055 të ardhurat vjetore trefishohen në afro 187 milion euro. Duke mbledhur të ardhurat vjetore rezulton se llogaritë e koncesionarit do të mbushen me mbi 4 miliard euro, tre herë më shume se investimi.

Qeveria ka marrë përsipër të garantojë trafikun e munguar të koncesionarit deri në vitin 2040 për një total prej 121 milionë eurosh.

Dokumentat e tenderit zbulojne se rruga Milot-Fier që do të jepet me kontratë parteriteti publik privat, do të jetë e ndarë në 6 segmete, një pjesë e të cilave është e ndertuar dhe sipas projektit do të përmiresohen, ndersa segmeti qëndor Thumanë- Luz i Vogël është tërësisht i ri.

Në total nga 115 kliometra, rreth 55 kilometra do të jenë krejtësisht të reja, në total qeveria ka parashikuar që rruga të kushtojë 1,2 miliardë euro, kosto më e lartë absolute për ndonjë segment rrugor në Shqipëri.

Shpenzimet e fryra bëjnë që të rritet dhe pagesa e kalimit. Nga ana tjetër përfshirja në projekt edhe e akseve ekzistuese e bën përdorimin e autostradës Milot- Fier praktikisht të detyrueshëm, dhe i garaton koncesionarit trafikun aktual edhe pse në studim thuhet se do të ketë një rrugë dytësore. Dhe këtu problemi bëhet edhe më i madh, pasi do tarifohet një rrugë e ndërtuar nga buxheti i shtetit, pra me paratë e qytetarëve. Nëse realizohet, Milot- Fier do të bëhet koncesioni më i madh i dhënë ndonjëherë nga Shqipëria me 4 miliardë euro në xhepat e koncesionarit.