Policia ka kryer kontrolle masive nga toka dhe nga ajri me dronë e helikopterë për zbulimin e parcelave të mbjella me kanabis në Dibër.
Gjatë kontrolleve, është vënë në pranga një 47-vjeçar, si dhe është proceduar kryeplaku i fshatit, pasi në një zonë të pyllëzuar të fshatit Staravec, janë evidentuar të kultivuara disa bimëve narkotike.
Njoftimi i policisë:
Vijon kontrolli masiv i territorit për parandalimin dhe goditjen e tentativave për kultivim të bimëve narkotike.
Kontrollet nga toka dhe nga ajri me dronë e helikopterin e Policisë.
Si rezultat i kontrollit dhe informacioneve të mbledhura në rrugë operative janë evidentuar dhe goditur dy rasteve të tentativës për kultivim të kanabisit, konkretisht:
Është vënë në prangat e Policisë shtetasi I. SH ., 47 vjeç, lindur në fshatin Sinë e Epërme dhe banues në Peshkopi, pasi në oborrin e banesës së tij në fshatin Sinë e Epërme, iu gjetën të kultivuara disa bimë të dyshuara cannabis sativa.
Është proceduar penalisht në gjendje të lirë kryeplaku i fshatit Staravec dhe vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorit të kultivimit të bimëve narkotike, pasi në një zonë të pyllëzuar të fshatit Staravec, janë evidentuar të kultivuara disa bimëve narkotike.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprime të mëtejshme.