MENU
klinika

Ja si paraqitet situata

Koronavirusi hyn në një tjetër bashki të vendit

14.07.2020 - 10:24

Ministria e Shëndetësisë ditën e sotme raportoi 96 raste në 24 orët e fundit.

Koronavirusi ka depërtuar edhe në institucionet e larta shtetërore. Në listë janë përfshirë nga vala e Covid-19 dhe Bashkia e Pogradecit.

Ditën e sotme është konfirmuar punonjësi i pushtetit lokal ndërkohë bashkia vijon punën me masa të rrepta sigurie.

Pritet të bëhen dezinfektimi i ambienteve, ndërsa punonjësit e DSHP po bëjnë gjurmimin e kontakteve të mundshme.

Qarku i Korçës është shtuar me 6 raste të tjera me Covid-19, çka e ka çuar në 46 numrin e personave aktivë, specifikisht 4 në Pogradec, 1 në Korçë dhe 1 në Devoll.