Analizat e të dhënave nga aplikacioni ‘Studimi i Simptomave COVID’, i udhëhequr nga studiues e King’s College London, zbulojnë se ekzistojnë gjashtë ‘lloje’ të dallueshme të COVID-19, secila dallon nga një grup i veçantë simptomash.
Ekipi u shpreh se gjashtë nivelet e sëmundjes lidhen edhe me shkallën e ashpërsisë së infeksionit, dhe të njejtat mund të paralajmërojnë për nivelin e rrezikut të virusit.
Gjetjet mund të ndihmojnë mjekët të parashikojnë se kush është më i rrezikuar dhe ka të ngjarë të ketë nevojë për kujdes spitalor në një valë të dytë të mundshme të koronavirusit.
Edhe pse kolla e vazhdueshme, ethet dhe humbja e aromës (anosmia) zakonisht theksohen si tre simptomat kryesore të COVID-19, të dhënat e mbledhura nga përdoruesit e aplikacioneve tregojnë se njerëzit mund të përjetojnë një gamë të gjerë të simptomave të ndryshme, duke përfshirë dhimbje koke, dhimbje muskulore, lodhje, diarre , konfuzion, humbje e oreksit, gulçim dhe më shumë.
Përparimi dhe rezultatet gjithashtu ndryshojnë ndjeshëm midis njerëzve, duke filluar nga simptomat e buta të ngjashme me gripin ose një skuqje e thjeshtë deri tek sëmundja e rëndë.
Të gjithë njerëzit që raportojnë simptoma kanë përjetuar dhimbje koke dhe humbje të aromës, me kombinime të ndryshme të simptomave shtesë në periudha të ndryshme. Disa nga këto, të tilla si konfuzion, dhimbje barku dhe gulçim, nuk njihen gjerësisht si simptoma COVID-19, megjithatë janë shenjë dalluese e formave më të rënda të sëmundjes.
Nivelet e COVID-19 janë si më poshtë;
1. Si gripi: Dhimbje koke, humbje e shijes, dhimbje e muskujve, kollë, dhimbje të fytit, dhimbje në gjoks, pa ethe;
2. E ngjashme me gripin: Dhimbje koke, humbje e shijes, kollë, dhimbje e fytit, ngjirje, ethe, humbje e oreksit;
3.“Gastrointestinal”: Dhimbje koke, humbje e shijes, humbje e oreksit, diarre, dhimbje të fytit, dhimbje në gjoks, pa kollë;
4. Nivel i rëndë, lodhje: Dhimbje koke, humbje e shijes, kollë, ethe, ngjirje, dhimbje në gjoks, lodhje;
5. Niveli i dytë i rëndë, konfuzion: Dhimbje koke, humbje e shijes, humbje e oreksit, kollë, ethe, ngjirje, dhimbje e fytit, dhimbje në gjoks, lodhje, konfuzion, dhimbje muskulore;
6. Niveli i tretë i rëndë, barku dhe frymëmarrja: Dhimbje koke, humbje e shijes, humbje e oreksit, kollë, ethe, ngjirje, dhimbje e fytit, dhimbje në gjoks, konfuzion, dhimbje muskulore, gulçim; diarre, dhimbje barku.