MENU
klinika

Paralajmërojnë shkencëtarët

“Koronavirusi mund të shkaktojë dëmtime të trurit në masë”

10.07.2020 - 09:16

Pandemia e koronavirusit mund të çojë në një valë të dëmtimit të trurit tek pacientët e infektuar, paralajmërojnë disa studiues britanikë në një studim të ri.

Ekspertët e University College London (UCL) besojnë se Covid-19 mund të shkaktojë komplikime neurologjike, duke përfshirë këtu goditje në tru, dëmtim nervor dhe inflamacion potencialisht fatal të trurit. Kjo edhe nëse pacientët nuk shfaqnin simptoma të rënda të frymëmarrjes.

“Ne duhet të jemi vigjilentë dhe të kujdesemi për këto ndërlikime te njerëzit që kanë pasur Covid-19”, tha Dr Michael Zandi në një deklaratë për shtyp të UCL-së. Ai paralajmëroi se mbetet për t’u parë “nëse do të shohim një epidemi në një shkallë të madhe të dëmtimit të trurit të lidhur me pandeminë ”.

Studimet vijuese do të jenë të nevojshme për të kuptuar pasojat e mundshme neurologjike afatgjata të pandemisë.

Studimi i botuar në revistën Brain, thotë se janë ekzaminuar 43 pacientë të trajtuar në Spitalet Universitare të London College, nga prilli deri në maj. Ato ishin të moshave të ndryshme nga 16 në 85 vjeç dhe kishin një varg simptomash të buta deri te rënda të koronavirusit.

Midis këtyre pacientëve, studiuesit gjetën 10 raste të “mosfunksionimit të përkohshëm të trurit” dhe përçartje; 12 raste të inflamacionit të trurit; tetë raste të goditjeve në tru; dhe tetë raste të dëmtimit nervor.

Shumica e pacientëve që shfaqën inflamacion të trurit u diagnostikuan me një gjendje specifike, të rrallë dhe nganjëherë vdekjeprurëse të njohur si encefalomielitit i përhapur akut (ADEM). Para pandemisë, ekipi hulumtues në Londër do të shihte rreth një pacient të prekur nga ADEM në muaj. Mirëpo gjatë periudhës së studimit, numri u rrit në të paktën një në javë.

Një grua kishte patur haluçinacione për luanë dhe majmunë në shtëpinë e saj. Të tjerë raportuan mpirje në gjymtyrë ose fytyrë, shikim të dyfishtë dhe çorientim.

Studiuesit ende po përpiqen të kuptojnë se pse pacientët me Covid-19 po zhvillojnë këto komplikime të trurit. Virusi që shkakton sëmundjen e Covid-19 nuk u gjet në lëngun e tyre të trurit, që do të thotë se virusi nuk duket se sulmon drejtpërdrejt trurin. Një teori, përkundrazi, është se komplikimet indirekte shkaktohen nga një përgjigje imune nga trupi i pacientit – jo nga vetë virusi. Një nga teoritë është se këto komplikime indirekte shkaktohen nga një përgjigje imune e trupit të pacientit – jo nga vetë virusi.