Biologu i njohur shqiptar, Ethem Ruka, ndërsa ka analizuar situatën me COVID-19 në vendin tonë, tha se ajo po vjen duke u rënduar.
Me një shënim në facebook, Ruka thotë se në raport me datën 21 maj, si dita më e mirë, me 17% të sëmurë dhe 80% të shëruar, sot jemi përkeqësuar me 24%, ndërsa shton se një person i sëmurë po infekton gjithnjë e më shumë të shëndetshëm.
Biologu shkruan po ashtu se në Tiranë janë 477 individë pozitivë, por thekson se, sipas tij, numri duhet të jetë shumë më i lartë, pasi ka shumë asimptomatikë.
Sipas Rukës kjo sjell edhe më shumë gjasa që të infektohen të tjerë të shëndetëshëm me COVID-19.
Postimi i plotë:
1 KORRIK 2020: SITUATA E COVID-19 NE VENDIN TONE
Situata e pandemise po vjen duke u renduar. Infektimet ditore jane rritur, po ashtu dhe humbjet e jeteve. Ka disa jave qe numri i te infektuarve ditore eshte shume me i madh se ai i te infektuarve, cka tregon se nje i infektuar infekton gjithmone e me shume subjekte te shendetshme.
Sot perqindja e te sheruarve eshte 56%, ajo e te semurve aktive 41% dhe e atyre qe kane ndruar jete 3%. Kjo do te thote qe ne raport me daten 21 maj, si dita me e mire me 17% te semure dhe 80% te sheruar, sot jemi perkeqesuar me 24%. Per te ardhur keq!!!!
Ka shume qytetare qe nuk e besojne ende se ka nje virus te rrezikshem ne qarkullim. Shkalla e ndergjegjesimit per rrezikshmerine mbetet e ulet. Ne Tirane zyrtarisht jane 477 individe pozitive, por ne fakt (sipas meje ka shume individe te infektuar asimptomatik) jane shume e shume me teper. Kjo ben qe gjasat e infektimit per individet e tjere te shendetshem jane rritur edhe me shume.