MENU
klinika

Ja cili ishte motivacioni

KPA shkarkon nga detyra kryetarin e Gjykatës së Apelit të Tiranës

13.07.2020 - 18:11

Një tjetër gjyqtar i Apelit, shkarkohet nga “Vettingu”. I radhës është Hysni Demiraj, kryetar i Gjykatës së Apelit të Tiranës.Gjyqtari nuk arriti të bindte trupën gjykuese të komisionerëve për pasuritë e tij, për vendimet që ka dhënë gjatë punës si gjyqtar, pavarësisht se ai i kundërshtoi të gjitha gjetjet që kishte përgatitur Trupa Gjykuese e Komisionereve.

Demiraj kaloi në një seancë të tensionuar dëgjimore, dy ditë më parë, gjatë të cilës nuk munguan edhe replikat me vëzhguesin ndërkombëtar. Ai e nisi karrierën në vitet ’90 dhe doli jashtë sistemit të drejtësisë, pas gati 30 viteve. Hysni Demiraj është i nënti në rradhën e kryetarëve të gjykatave që shkarkohen.

Njoftimi i vendimit:

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ardian Hajdari kryesues, Ina Rama relatore, Albana Shtylla, Luan Daci, Sokol Çomo, anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr.22/2019, datë 02.05.2019, që lidhet me ankimin e subjektit të rivlerësimit Hysni Demiraj, kundër vendimit nr. 108, datë 15.02.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, germa “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:

1.     Lënien në fuqi të vendimit nr. 108, datë 15.02.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Hysni Demiraj.

2.     Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

U shpall sot, në Tiranë, më datë 13.07.2020.