Ndonëse u tha se do të fillonte shërbimi urban, një gjë e tillë nuk ndodhi. Punonjësit e Transportit Publik në Tiranë kanë protestuar sot para Ministrisë së Financave, ndërsa kërkojnë një pagë tjetër prej 40 mijë lekësh, dhe ndryshimin e protokollit të sigurisë.
Lidhur me këtë situatë, N/kryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbi Mazniku u shpreh se nëse kompanitë nuk fillojnë ditën e hënë, do të gjobiten dhe më pas do u hiqet licensa. Arbi Mazniku duke iu referuar protokollit, tha se nuk duhet të ketë ajër të kondicionuar. Por me rritjen e temperaturave, kjo e bën edhe më të vështirë lëvizjen me autobus. Ai shtoi më tej se secila nga palët duhet të bëjë pjesën e vetë.
“Ka qenë një bisedë e gjatë me kompanitë, Ministrinë e Shëndetësisë dhe ISHP si do të bëhej rihapja. Tani ka një vendim për rihapjen prej një jave, por si rrjedhojë e protokollit kompanitë kanë shprehur rezerva. Pasi pretendojnë se me aq pak njerëz, nuk u funksionon koncepti, ka një diskutim që jemi gati ta vazhdojmë. Por shërbimi i qytetarëve nuk duhet të ndalohet. Kjo është një situatë tejet e vështirë. Numrat janë rritur, që do të thotë se kërkesat, kanë qenë se secili të shtojë masat. Autobusët janë një vend i mbyllur, dhe kanë rrezik.
Sipas protokollit, nuk duhet të ketë ajër të kondicionuar, por me temperaturat është shumë e vështirë. Në një situatë të tillë, secili nga palët duhet të bëjë pjesën e vet, ne kemi bërë disa hapa, ku është marrë një vendim i këshillit. Një pjesë e taksave për shërbimin janë hequr, nuk është gjë e thjeshtë. Dhe me kërkesën tonë, të gjithë njerëzit që ishin pjesë e shërbimit të transportit publik, shoferë, faturino u përfshinë të paga e luftës.
Protesta e sotme? Ajo është në vazhdimësi dhe do ta marrin. Por kërkohet që kompanitë të bëjnë pjesën e tyre dhe nuk do të presin të dalin sikur kriza të mos ekzistonte. Transporti duhet të fillojë të hënën, kompanitë që nuk do të fillojnë, do të penalizohen në përputhje me ligjin. Nëse dikush nuk ofron shërbimin fillon me gjoba, dhe me pas me heqjen e licensave”, tha ai.