MENU
klinika

Si ta përgatisni dhe përdorni

Kura me fara pjepri për rigjenerimin e veshkave

21.07.2020 - 08:08

Që në lashtësi farat e pjeprit janë përdorur si një nga kurat më të mira për shëndetin e veshkave dhe trajtimin e sëmundjeve të tyre.

Vitamina E tek farat e pjeprit mbron veshkat nga radikalet e lira. Këto fara rekomandohen të aplikohen për të mbrojtur shëndetin e veshkave ndaj dhe në mjekësinë popullore kanë një përdorim të gjerë.

Konica sjell më poshtë një kurë të thjeshtë por shumë mirëbërëse që promovon shëndetin e mirë të veshkave dhe lufton problemet shëndetësore të tyre.

Kura me fara pjepri, përgatitja dhe përdorimi

Në përgatitjen e kësaj kur ju nevojiten 1 kg fara pjepri dhe 5 litra ujë.

Farat e pjeprit hidhen në një tenxhere të madhe, shtohet uji dhe lihen që të zjejnë derisa lëngu të arrijë në 3 litra, ose pak më shumë se gjysma e sasisë së ujit të hedhur në fillim.

Pasi lëngu është gati hiqet nga zjarri dhe lihet e mbuluar derisa të vaket, më pas kullohet dhe hidhet në shishe qelqi.

Lëngu pihet nga një filxhan tre herë në ditë për 1 deri në 3 muaj rresht.

Vlerat e tjera shëndetësore të farave të pjeprit
Sipas të dhënave farat e pjeprit janë të pasur me acide yndyrore, fibër, minerale, vitaminë E dhe proteina.

Këto fara konsiderohen të pasura me antioksidantë që pastrojnë organizmin nga radikalet e lira.

Përmbajtja e lartë e proteinës tek farat i bën ato të rekomandueshme për flokë dhe thonj të shëndetshëm.

Burim vitaminash dhe mineralesh

Farat e pjeprit përmbajnë sasi të konsiderueshme të vitaminës A dhe E.

Këto vitamina që treten në yndyrë shërbejnë si antioksidantë dhe mbrojnë sytë e parandalojnë kancerin.

Sipas të dhënave farat e pjeprit janë gjithashtu një burim i mirë i kaliumit, magnezit dhe fosforit.

Shëndeti i sistemit tretës
Farat e pjeprit ndihmojnë në largimin e parazitëve nga zorrët.

Me përmbajtjen e lartë të fibrës, këto fara besohet të përmirësojnë tretjen e ushqimeve.

Farat e pjeprit për zemrën
Sipas të dhënave, farat e pjeprit përmbajnë sasi të konsiderueshme të acideve yndyrore omega-3 të cilat janë të dobishme për shëndetin e zemrës.

Studimet kanë konfirmuar se antioksidantët dhe acidet yndyrore tek farat e pjeprit e mbrojnë zemrën nga stresi oksidues dhe çrregullime të tjera.

Mineralet ndihmojnë në uljen e tensionit të gjakut.

Mbipesha
Farat e thata të pjeprit mund të shërbejnë si një ushqim i shëndetshëm për ata që duan të bien në peshë.

Këto fara ndihmojnë në eliminimin e lëngjeve të akumuluara në trup dhe rregullimin e tensionit të gjakut.

Farat e pjeprit kundër stresit
Nëse farat i grini në një mikser dhe formoni me to një pastë të mirëfilltë të cilën më pas e aplikoni në pjesën e ballit, do të vëreni se do të jeni më pak të stresuar dhe do të keni më pak dhembje koke.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Konsumojeni sa më shpesh tani në verë!

5 efektet magjike të pjeprit