MENU
klinika

"Albanians"!

Kuzhinë dhe muzikë shqiptare, në mes të Nju Jorkut

20.07.2020 - 12:20

       Një ndër artistët më të njohur shqiptarë në arenën ndërkombëtare, është edhe Action Bronson. Artisti shqiptar i muzikës hip-hop, i cili, në realitet quhet Arian Asllani, gjithashtu ka një ndër emisionet më të shikuara të gatimit në SHBA.

Ai ka nxjerrë në shitje edhe librin me receta gatim, që rezultoi si shumë i suksesshëm.

Shefi i kuzhinës, Arian Asllani, drejtuesi i programit televiziv “That’s Delicious” në New York, në serinë e ardhshme të “That’s Delicious”, bashkë me skuadrën e tij, do të flasin për kuzhinën shqiptare gjatë një vizite në restorantin “Çka ka qëllu”, të shqiptarit Ramiz Kukaj, i cili ndodhet në Nju Jork, ku shërbehen ushqimet tradicionale shqiptare. Gjithashtu, restoranti është vlerësuar si një ndër dhjetë restorantet më të mira atje.

Përveç ushqimit, në këtë restorant gjithçka flet shqip. Në çdo vend, bien në sy dekorimet me elemente të kulturës shqiptare. Më shumë rreth kësaj historie, Bronson do të shpalosë në emisionin e tij.

Kujtojmë se Action Bronson, në gushtin e vitit 2018 ishte pjesëmarrës në festivalin e famshmëm të Kosovës, “Sunny Hill”.

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit