MENU
klinika

Ja si po e fiton betejën me koronavirusin!

Ky vend ka 12.9 milionë banorë dhe vetëm 5 viktima

26.07.2020 - 14:49

Në shumë vende të botës, testimi për Covid-19, mbetet i vështirë ose i pamundur, ndërsa në Ruanda, njerëzit testohen edhe rastësisht, kur janë duke ecur në rrugë. Vendi që ndodhet në Afrikën Lindore ka arritur t’ia dalë mbanë, vetëm me 5 viktima deri më sot. Sa herë që dikush po i jep biçikletës, makinës apo motorit, ai pyetet nëse dëshiron të testohet.

Edhe pse klasifikohet si një prej vendeve me të ardhurat më të ulëta nga Banka Botërore, me burimet e saj të kufizuara, Ruanda ka arritur sidoqoftë të identifikojë çdo rast të koronavirusit. Kushdo që testohet pozitiv vendoset menjëherë në karantinë në një klinikë dedikuar vetëm Covid-19. Më pas, punonjësit e shëndetit telefonojnë dhe kontaktojnë me çdo person të mundshëm me të cilin, i testuari me rezultat pozitiv ka patur kontakt.

Arsye të tjera që ndikuan në suksesin e Ruandës, përfshijnë faktin që vendi reagoi shumë herët, duke mos e lënë situatën të përkeqësohej. Gjithashtu qeveritarët vendosën rregulla karantinimi më të rrepta se çdo vend tjetër afrikan.

Ruanda ka në total 1752 raste pozitive me virus, 907 të shëruar dhe vetëm 5 viktima, ndërkohë që popullsia e vendit është rreth 12.9 milionë banorë.