Laçi ka fituar një nga transfertat më të vështira dhe vendi i tretë nuk duket problem për kurbinasit, që shkojnë 4 pikë para vendit të katërt, kur mbetene dhe dy javë. Bardhezinjtë fituan 0-3 në Ballsh ndaj Bylisit.
Një penallti në minutën e 25 u kthye në gol nga goleadori Nwabueze. Më pas, kur ishte akorduar shtesa e pjesës së parë, Donald Rapo u shërbye bukur në zonë dhe me një goditje të zgjuar mposht Hidin për herë të dytë.
Ndërkohë, goli i tretë do të mbante sërish firmën e Nwabuezes, i cili realizon dopietë në minutën e 75-të të takimit. Një dy golësh me të cilin sulmuesi amerikan “kërcënon” hapur Shkurtajn për luftën e “këpucës së artë” të Superiores. Të dy kanë nga 20 gola, Kukësi luan pas pak në Shkodër me Vllazninë.