Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur propozimin e kryetarit të PD-së Lulzim Basha, për të vijuar dialogun në Këshillin Politik, por me kushtin që listat të jenë 100% të hapura.
Përmes një mesazhi në Twitter, Rama, duke i kthyer përgjigje Bashës, theksoi se koalicionet parazgjedhore ato nuk do të ndalohen, thjesht do të standartizohen si kudo në Europë.
MESAZHI I RAMËS:
Pozitiv gjysëm hapi i LBPD për hapjen e listave, që është thelbi i risive kushtetuese! Si e sa do hapen nga jo më pak se 75% në 100% kjo i takon diskutimeve pas 30 korrikut! Deri në 30 korrik ka rëndësi hapja e sotme e LBPD për listat, çka vetëm votimi 30 korriku e garanton?
Sa për koalicionet parazgjedhore ato nuk do të ndalohen, thjesht do të standartizohen si kudo në Europë,po edhe kjo do të shkruhet e votohet pas 30 korrikut,kështu që për sot i vetmi ndryshim është hapja e LBPD ndaj risisë kushtetuese që do të sjellim në 30 korrik!Mjaft pozitive!