MENU
klinika

Bllokohen pasuritë e 31.500 bizneseve

Lista e “zezë” e tatimeve/ Rritet numri i “borxhlinjve”

27.07.2020 - 12:44

Rreth 31.500 biznese në vend e kanë “pësuar”, pasi u janë bllokuar pasuritë e paluajtshme dhe të luajtshme nga administrata tatimore, për shkak se nuk kanë paguar detyrimet e përcaktuara me ligj.

Sipas të dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, deri në fund të muajit Qershor janë konkretisht 31 492 subjekte dhe persona fizikë të penalizuar, ndaj të cilëve është vendosur masa e barrës siguruese apo hipotekore nga ana e administratës tatimore.

Vendosja e barrës siguruese apo hipotekore është një prej formave të mbledhjes me forcë të borxhit nga ky institucion. Bizneset e publikuar në listën e Tatimeve nuk mund të kryejë asnjë transaksion më pasuritë e tyre deri në shlyerjen e detyrimit tatimor.

Lista e tatimeve tregon se nuk bëhet fjalë vetëm për borxhe të akumuluara rishtazi nga subjektet, por një pjesë e mirë prej tyre datojnë mbi 10 vite më parë.

Mbi 2 mijë subjekte i janë shtuar listës gjatë 6-mujorit 2020, çka tregon se shifra në rritje muaj pas muaj, është papërgjegjshmërinë e subjekteve në zbatim të legjislacionit tatimore dhe në respektimin e afateve.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Nuk gjejmë asnjë arsye për ta rikonsideruar strategjinë”

Ekspertët reagojnë për testimet: Masat kanë patur efekt

Nga tërheqja e blloqeve tek marrja e shërbimeve...

Si duhet të veprojnë bizneset pas mbylljes së sportelit të Tatimeve?