MENU
klinika

Në dy sezonet e fundit

Futbollistët që rrahën më shumë shtyllën e traversën

21.07.2020 - 15:29

Shumë yje të futbollit i shohim të shënojnë gola dhe të kryesojnë madje në kampionatet respektive, por kur mendon shumë herë goditën traversë apo shtyllën, do të kishim akoma më shumë gola të tyre. Shumë gola, shumë magji, por edhe shumë, shpesh tepër, fat i keq.

Ka disa sulmues që, përveçse shënojnë shumë, godasin shpesh edhe shtyllat. Ndeshja e Serisë A mes Juventus-it dhe Lazio-s ka dërguar një lojtar në kreun e kësaj renditjeje speciale të lojtarët më të pafat mes 5 kampionateve kryesore të Europës në dy sezonet e fundit.

Me 9 shtylla ose traversa të goditura kemi një tredhëmbësh të formuar nga Cristiano Ronaldo (Juventus), Federico Chiesa (Fiorentina) dhe Angel Di Maria (Paris Saint-Germain).

Me 10 kemi një dyshe sulmuese të Serisë A, e formuar nga Andrea Bellotti (Torino) dhe Edin Dzeko (Roma). Me 11 është Karim Benzema (Real Madrid) dhe Arek Milik (Napoli). Me 12, Lorenzo Insigne (Napoli). Me 13 shtylla dhe traversa të goditura kemi Sergio (Manchester City).

Në krye të kësaj renditje speciale, gjejmë dy më të pafatët. Ciro Immobile (Lazio) dhe Leo Mesi (Barcelona) me 14 shtylla dhe traversa të goditura. Askush nuk ka qenë më i pafat se ata të dy në dy sezonet e fundit. Po të ishin realizuar, Leëandoëski do të harrohej këtë vit.