MENU
klinika

"…më e votuara"

LSI: Nuk ka dy opozita, është vetëm ajo jashtë parlamentit

31.07.2020 - 18:45

LSI deklaron se Kushtuetetua e ndryshuar në mënyrë të njëanshme, po shpaloset edhe nga shumica  e Partive të spektrit politik të Evropës së Bashkuar (fronti i PPE).

Në deklaratë konfirmohet edhe qëndrimi i LSI në koalicionin e përbashkët opozitar me Partinë Demokratike.

“U prish konsensusi me Opozitën Reale! Prandaj Kushtetuta u ndryshua në mënyrë të njëanëshme.

Pra, Fronti më i madh Politik Evropian duke dënuar këtë farsë dhe puç kushtetues shprehet se: Nuk ka dy Opozita!

Por një dhe vetëm një, ajo e votuara. Ajo sot ndodhet në një front unik! Fronti i madh opozitar.

Opozita reale nuk ndodhet në parlament dhe prandaj ky është i delegjitimuar qoftë ne frymë (nuk është pluralist) qoftë në përmbajtje nuk i ka mandatet përfaqësuese nga forcat e votuara nga zgjedhësit në 2017.

Prandaj fund teatrove të rrezikëshme dhe destabilizuese”, thuhet në deklaratë.