MENU
klinika

Marrëveshja nuk mjafton...

Lumturia e BE-së s’mund të zgjasë përgjithmonë!

30.07.2020 - 10:14

Vetëm disa muaj më parë, BE dukej sikur po shkatërrohej.

Shtetet anëtare të jugut kishin vuajtur vazhdimish që nga kriza financiare 2007-2008. Midis lindjes dhe perëndimit,vazhdonte të kishte dallime. Në veri, Hollanda, mblodhi një koalicion të quajtur Lidhja e Re Hanseatike për t’i rezistuar integrimit më të madh.

Ankesat e Presidentit Francez Emmanuel Macron për një Evropë më të fortë kishin rënë kryesisht në vesh të shurdhër në Berlin.

Kriza e koronavirusit në fillim përshpejtoi këto tendenca. Qeveritë kombëtare u përpoqën ta zgjidhnin vetë krizën, duke lënë mënjanë përpjekjet e Komisionit Evropian për koordinim.

Paid Traineeships at the European Commission | European Youth Portal

Kjo la pak hapësirë ​​për solidaritetin evropian, duke i kthyer popullsitë në vendet jugore të prekura rëndë kundër BE-së. Dhe negociatat për një planin ekonomik pas krizës u penguan nga ndarjet e vjetra ideologjike midis veriut dhe jugut.

Por kjo situate ndryshoi papritmas nga veprimet e kancelares gjermane Angela Merkel. Ajo kuptoi që pasojat katastrofike ekonomike të pandemisë për vendet anëtare të jugut paraqesnin rreziqe të mëdha për të ardhmen e Eurozonës.

Ajo i lejoi komisionit të mbledhë para shtesë në tregjet financiare dhe u pajtua që shumica e tij do të shpërndahej si grante.

Shumica e shteteve anëtare e mbështetën projektin, por jo të gjithë ishin të lumtur.

Të ashtuquajturit “kursimtarë” (Austria, Danimarka, Hollanda, Suedia dhe joformalisht Finlanda) bënë disa lëshime, por madhësia dhe struktura e programit të rimëkëmbjes mbeti kryesisht e paprekur.

A përmbajnë këto vendime një tranzicion historik drejt bashkimit fiskal? Me siguri jo.

Programi i rimëkëmbjes është i kufizuar në kohë, dhe shkalla në të cilën borxhi kolektiv do të paguhet nga taksat e reja të BE-së lihet e hapur.

A do të sjellë samiti i suksesshëm në një epokë harmonie në BE? Edhe kjo është e pamundur.

Për tregtinë, migracionin, bashkimin monetar dhe sigurinë, do të formohen koalicione të ndryshme dhe ndarjet do të rishfaqen.

Por samiti dha një kontribut të madh tek pabarazia ekonomike midis veriut dhe jugut.

Dhe rezultoi në një rikthim të mrekullueshëm politik të BE-së, i cili u shfaq si një instrument kryesor për të siguruar rimëkëmbjen ekonomike të Evropës.

Me më shumë burime dhe përgjegjësi të reja, institucionet e BE-së tani duhet të jenë në gjendje të zgjidhin çështjen e klimës dhe sfidat dixhitale me besim dhe vendosmëri më të madhe.

Përkthyer dhe përshtatur nga The Guardian/ Konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ç'mendon njeriu që formoi BE-në?

‘Mikrobi është kthyer në Evropë…’

Ja mosmarrëveshjet që po ndajnë udhëheqësit e BE

“Ata u larguan të mërzitur”/ Ç’ndodhi mes Merkel e Macron?