Kryeministri i Maqedonisë Veriore, Oliver Spasovski, deklaroi se qeveria do të marrë në konsideratë urgjentisht propozimin e Komisionit për Sëmundje Infektive në atë vend për të rivendosur testet PCR për qytetarët e Serbisë, Kosovës, Bosnjës dhe Malit të Zi në kufijtë e Maqedonisë.
“Qeveria do të marrë në konsideratë urgjentisht propozimin e Komisionit për mbajtjen e detyrueshme të testeve PCR, jo më shumë se 72 orë, për të gjithë qytetarët që hyjnë në vend nga Serbia, Bosnja, Mali i Zi dhe Kosova, dhe do të marrë një vendim bazuar në atë”, tha ai.
“Komisioni maqedonas për Sëmundje Infektive zhvilloi një takim të mërkurën në mëngjes, në të cilin u mor një vendim për t’i propozuar qeverisë të enjten për të prezantuar një test të detyrueshëm PCR për qytetarët e vendeve të mësipërme”, njoftoi Ministria e Shëndetësisë në Shkup.
Siç u tha, rekomandimi u bë pas analizës së situatës aktuale epidemiologjike në vendet e përmendura dhe në përputhje me informacionin që ata morën nga autoritetet shëndetësore të atyre vendeve.
Siç mund të vihet re, kjo masë nuk përfshin Shqipërinë.