MENU
klinika

“Po përgatitemi për vjeshtën dhe dimrin”

Manastirliu flet hapjen e dy spitaleve të tjera: Duhet të përgatitemi…

29.07.2020 - 10:39

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka bërë apel të fortë nga Kuvendi i Shqipërisë për zbatimin strik të masave të marra anti-Covid, përfshirë mbajtjen e detyrueshme të maskës dhe mbylljen e lokaleve të natës, apo diskove, për të cilat tha se janë aktualisht burimi më i madh i infeksioneve.

“Vendimet merren për shëndetin e qytetarëve dhe janë të vlerësuar për uljen e zinxhirit të infeksionit, por ka një fakt që duhet ta vlerësojmë, këto masa nuk janë për gjobën si qëllim, por si parandalim. Të rinjtë apo ata që frekuentojnë klubet e natës dhe diskot janë vlerësuar si përhapës të një zinxhiri infeksioni gjatë kësaj periudhe, vetë shëndeti i tyre kompromentohet dhe bëhen vektorë të shpërndarjes së infeksionit te prindërit dhe të moshuarit”- tha ajo.

Ministria theksoi se ndërkohë po punohet për të qenë të përgatitur për vjeshtën dhe dimrin. “Jemi duke u përgatitur për vjeshtën dhe dimrin, për të administruar situatën, që nëse do të vijojmë të kemi neglizhim të zbatimit të masave, duhet të përgatitemi për rritje të infeksionit. Po marrim masa parandaluese, ndaj ky vjen në vijim të masave parandaluese, edhe maska me ligj është masë parandaluese.

Puna më e madhe është në territor me epidemiologët, jemi duke punuar për të fuqizuar skuadrat lëvizëse të Urgjenca në funksion të dhënies së shërbimit në banesë, e po ashtu për skuadrat rezervë për hapjen e Covid 3 dhe Covid 4 dhe po rrisim kapacitet e testimit”– tha ajo.

Sipas ministres, gushti, shtatori, tetori “kërkon masa që ne do i marrim se është domosdoshmëri, cdo masë nuk është e lehtë për ne, por e nevojshme për të ruajtur dhe kujdesur për shëndetin publik, ndaj jemi të vendosur për masat dhe planin e veprimit”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Manastirliu apel: Përhapja mund të frenohet vetëm nëse…

“Në Infektiv, të rinj po trajtohen për simptoma të rënda nga COVID-19”