MENU
klinika

"Të bëhet pjesë e veshjes së gjithsecilit"

Manastirliu poston videon: Maska e detyrueshme me ligj!

26.07.2020 - 09:54

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka bërë edhe një herë thirrje për mbajtjen e maskave në ambientet publike.

Me një shënim në facebook, ku ka postuar një video sensibilizuese, Manastirliu thotë se mbajtja e maskës është e detyrueshme me ligj dhe se ajo duhet të bëhet pjesë e veshjes së gjithsecilit në normalitetin e ri.

Sipas Manastirliut, çdo qytetar duhet të marri përgjegjësitë individuale për të ndihmuar sistemin shëndetësor në përballimin e situatës.

Postimi i plotë:

COVID19

Maska ose barriera mbrojtëse duhet të bëhet pjesë e veshjes së secilit prej nesh në normalitetin e ri dhe vendosja e saj është LIGJ në të gjitha ambientet e mbyllura!

Që të ndihmojmë sistemin shëndetësor në përballimin e situatës nevojitet që çdo qytetar të marrë përgjegjësi individuale, duke vendosur detyrimisht maskën, për të ulur përhapjen e infeksionit!

Vendose maskën

?COVID19Maska ose barriera mbrojtëse duhet të bëhet pjesë e veshjes së secilit prej nesh në normalitetin e ri dhe vendosja e saj është LIGJ në të gjitha ambientet e mbyllura!Që të ndihmojmë sistemin shëndetësor në përballimin e situatës nevojitet që çdo qytetar të marrë përgjegjësi individuale, duke vendosur detyrimisht maskën, për të ulur përhapjen e infeksionit!#VendoseMaskën? #RuajShëndetin#TëNdihmojmëEkipetMjekësore???#COVID19?

Gepostet von Ogerta Manastirliu am Sonntag, 26. Juli 2020

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Silva Bino mesazh të rëndësishëm qytetarëve

“Ja elementi kryesor për të luftuar COVID-19!”