Deputetja Rudina Hajdari e cilësoi firmosjen e marrëveshjes me maxhorancën dhe opozites parlamentare për reformën zgjedhore, një ditë historike për vendin drejt demokracisë.
Ajo tha se kishte mbajtur premtimin para qytetarëve, për listat e hapura, ndërsa i bëri thirrje opozitës jashtëparlamentare qe te hipe ne trenin e se ardhmes.
“Ky është një hap përpara për demokracinë shqiptare. Po hedhim këtë hap sot në këtë ditë, për ndryshim. Ajo që është dukur para shqiptarëve si një gjë jo e mundur, eshte premtim i mbajtur. Premtimin e mbajta. Une unë jam premtimmbajtëse. Këtë e bëj me një përgjegjësi të lartë. Nëse jemi sot këtu falë qytetarëve. Kjo ditë historike, u bë një moment i rëndësishëm për Shqipërisë. U hodhën hapa drejt Demokracisë. I bëj thirrje opozitës jashtëparlamentare që t’i bashkohet këtij treni të së ardhmes.”,tha Hajdari.