MENU
klinika

A do të bëhen 94 vota për miratim?

Mbyllet sot sesioni parlamentar, votohen ndryshimet kushtetuese

30.07.2020 - 07:28

Ditën e sotme do të mbahet seanca e fundit e sesionit parlamentar lidhur me ndryshimet kushtetuese, prej ku pritet të mbyllet kështu Legjislatura e IX-të me votimin në Kuvend.

Seanca e kësaj të enjteje e cila rend pas dy mbledhjeve në ditët më parë prej ku u miratuan ndryshimet e fundit në buxhet, rrjedhojë e kushteve të krijuara prej pandemisë, më tej marrëveshja e 5-Qershorit si dhe hapja e listave.

Sot kjo seancë është e veçantë, pasi pritet t’i dedikohet vetëm ndryshimeve kushtetuese ose me saktë votimit të draftit me amendime kushtetuese që janë të marrëveshjes së PS me opozitën parlamentare miratuar fillimisht nga Këshilli i Legjislacionit dhe Komisioni i Ligjeve.

Kujtojmë  marrëveshjen me 4 pika të PS me opozitën parlamentare ku fillimisht iu dha ‘bekimi” marrëveshjes së 5 qershorit përveç grupit demokrat të Myslim Murrizit që dolën kundër.
Ndërkohë pjesa më e rëndësishme janë ndryshimet kushtetuese, dhe prekja e neneve 64 dhe 68 që sjellin ndalim të koalicioneve parazgjedhore dhe hapjen e listave.

Me largimin e papritur të Gjiknurit ditën e djeshme, duket se ndryshimet kushtetuese sot do të votohen pa konsesusin e opozitës jashtëparlamentare. Gjiknuri refuzoi propozimin me 6 pika të PD- LSI për hapjen e listave 100%. Opozita e Bashkuar propozoi që të prekej vetëm neni 68 i Kushtetutës dhe jo ai 64 që ndalon koalicionet parazgjedhore por Gjiknuri u largua nga tryeza duke premtuar se sot do të miratohen ndryshimet kushtetuese kurse më pas mund të ulen sërish në Këshill Politik për të shkruar rregullat për hapjen e listave dhe koalicionet.

Ndërkohë sot në seancën e fundit plenare për këtë vit dhe tashmë ndryshimeve kushtetuese i duhen 94 vota për t’u miratuar në Kuvend.

PROJEKTLIGJI PËR NDRYSHIMET KUSHTETUESE