26.07.2020 - 16:01
Një i mitur 12- vjeçar është mbytur në det në Tale të Lezhës. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur ditën e sotme dhe 12- vjeçari ishte nga Borizana e Fushë-Krujës.
Por ndërkohë grupi hetimor është në vendngjarje për të sqaruar rrethanat e saj nëse 12- vjeçari u mbyt aksidentalisht apo jo.
NJOFTIMI NGA POLICIA
Lezhë/Informacion paraprak
Më datë 26.07.2020, në Tale , Lezhë është mbytur në det i mituri 12 vjeç , banues në fshatin Borizanë, Fushë Krujë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.