MENU
klinika

Tragjedi pas tragedie

Mbytet një 30-vjeçar në lumin Vjosë dhe një fëmijë në lumin Drin!

31.07.2020 - 16:32

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Fier, ku një 30-vjeçar është mbytur në lumin Vjosë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:40, në fshatin Selishtë, ndërsa viktima është identifikuar si Armando Begaj.

Ai së bashku me dy shokët e tij, kishin shkuar në lum për t’u larë. Ndërsa po rrezikonte të mbytej, i riu kishte kërkuar ndihmën e dy shokëve, por ata fillimisht kanë menduar se ai po bënte shaka. Ata u përpoqën t’i shkonin në ndihmë pasi panë që trupi po fundosej dhe e mori rrjedha e lumit, por nuk kanë mundur ta shpëtojnë.

Kanë qenë shokët e Begaj që kanë njoftuar policinë, e cila ka mbëritur në vendngjarje. Policia dhe polumbarët po punojnë për gjetjen e trupit të tij.

Nderkohe, një tjetër ngjarje tragjike raportohet se ka ndodhur në Dibër, pas mbytjes së 30-vjeçarit në Lumin Vjosë, në Fier.

Eshtë mbytur në lumin Drini i Zi një fëmijë. Ka qenë një telefonatë në Spitalin e Dibrës, që ka dhënë lajmin e trishtë, pasi ka kërkuar një ambulancë, që të shkojë për të marrë të mbyturin në afëri të Luznisë, në lumin Drini i Zi.

Ambulanca dhe grupi hetimor janë nisur drejt vendngjarjes, ndërsa nuk dihet mosha dhe identiteti i fëmijes.

Siç raporton gazetari Doçi, fëmija dyshohet se është mbytur shumë orë më parë dhe që e ka marrë rrjedha e lumit rreth 30 kilometra. Kanë qenë banorët e zonës, në fshatin Selane, që e kanë gjetur dhe kanë njoftuar policinë.

Media spanjolle “La Vanguardia”

Zbuloni Beratin, qytetin përrallor në Shqipëri

Shisnin doza me dr*ga të forta në Vlorë e në Fier

Çmontohet grupi kriminal! 12 në pranga, 2 në kërkim

Donte të vriste prindërit e tij të moshuar

Emri/ Arrestohet 42-vjeçari në Fier

Mjeku: Të hiqet fostoksina, nuk ka kundërhelm

Depresioni vret në Fier! Pesë vetëvrasje në dy javë

Cili është qarku më i rrezikuar

Cikloni mesdhetar, prek Shqipërinë!

"Hapi dyert me kushte dinjitoze për 850 nxënës dhe mësues"

Kryeministri publikon pamjet e shkollës “Naim Frashëri” në Fier