MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Më bëhet shpesh buza blu. Ç’mund të jetë?

17.07.2020 - 06:54

Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Më bëhet shpesh buza blu. Ç’mund të jetë?

Përgjigjet mjeku: Ky fenomen ndodh në rastet kur ka mungesë oksigjeni në gjak ose kur jeni në temperatura jashtëzakonisht të ulëta. Simptoma e buzëve blu quhet cianozë. Përveç fakteve që përmendëm më sipër buzët mund të marrin ngjyrë blu edhe kur keni probleme me zemrën ose mushkëritë.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.