“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacienti: Para 8 muajsh më janë shfaqur ca shenja në formë rrethi me diametër rreth 5 cm me puçrra të kuqe në pjesën e përparme pak sa mbi nockat e këmbës, po ashtu edhe në pulpën të njëjtës këmbë më kruhet fort. Të lutem, çfarë mjekimi më rekomandon.
Përgjigjet mjeku: Rekomandoj vetëm një krem me bazë kortizoni të lehtë, dy herë në ditë për një kohë të shkurtër 5 ditë. Kuptohet, këtë trajtim mund ta merrni nëse nuk keni mundësi për të ardhur te mjeku dermatolog. Gjithsesi, mirë do të ishte të konsultoheni me mjekun më parë, në mënyrë që mjeku të shohë dhe të vlerësojë vërtet rastin dhe të japin trajtimin më të mirë për të.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.