Nuk kishte më teatër mes Tiranës dhe Bylisit, ashtu si dy javë më parë, ku ballshitoët fituan 2-1 në shtëpi. Me një fitore 2-0 të fiksuar që në pjesën e parë (Muçi dhe Hoxhallari), Tirana arrin të sigurojë finalen e Kupës së Shqipërisë dhe eliminojë Bylisin në gjysmëfinale.
Ekipi kryeqytetas ka shansin ta fitojë kështu trofeun për të 17-tën herë në histori, teksa kjo është finalja e dytë radhazi (e 26-ta finale). Një ndeshje e dominuar nga ekipi bardheblu në pjesën e parë. U duk sikur kjo përballje nuk do të kishte histori pas 45′ të para, ku një supergol i Muçit dhe dyshimi nga Hoxhallari përmbysën humbjen në Ballsh.
Por, në pjesën e dytë u ndez gjithçka dhe ballshiotët u hodhën në sulm në kërkim të golit që do të çonte gjithçka në kohën shtesë. Megjithatë, Tirana u mbrojt mirë dhe ruajti avantazhin 2-0, duke prerë biletën për finale.
TIRANA-BYLIS 2-0
Shënues: Muçi 6′, Hoxhallari 25′
TIRANA: Lika, Doka, Vangjeli, Hoxhallari, Ismailgeci, Batha, Çelhaka, Torasa, Muçi, Halili, Ngo. Trajner: Emanuel Egbo
BYLISI: Hidi, Ntepe, Janku, Shkalla, Peposhi, Mëllugja, Ujka, Murataj, Hadroj, Ndreca, Sallaku. Trajner: Veljko Dovedan
GJYQTARË: Klajdi Kola, Rejdi Avdo, Astrit Mahmuti, Erjon Bastari